16:50 / E Shtunë, 26 Nëntor 2022 / C E

Poloni-Arabi Saudite – Notat e lojtarëve, shkëlqen Lewandowski

Atë që nuk mundi ta bëjë Argjentina e ka bërë sot Kombëtarja e Polonisë, e cila e ka regjistruar fitoren e parë në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Pas plot 90’ minutave lojë dhe shtatë sosh shtesë të zhvilluara në stadiumin “Education City”, Polonia e ka mposhtur Arabinë Saudite me rezultat solid 2:0.

Fillimisht, golin e parë të ndeshjes e shënoi Piotr Zielinski, i cili kaloi Poloninë në epërsi prej 1:0 në minutën e 39’.

Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes e shënoi Robert Lewandowski, i cili vulosi fitoren e Polonisë me rezultat 2:0 në minutën e 82’.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Robert Lewandowski i cili u vlerësua me notën më të lartë (9.0), kurse më i dalluari te Arabia Saudite ishte Mohammed Kanno që u vlerësua me notën 7.2.

Ndërkaq, lojtari me notën më të dobët të ndeshjes ishte Abdulelah Al Malki (5.1).

Më poshtë mund të gjeni notat e lojtarëve dhe statistikat e ndeshjes me Polonisë dhe Arabisë Saudite.