17:40 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Polonia në OKB: Kosovën e shohim plotësisht të aftë të menaxhojë të ardhmen e saj

Përfaqësuesja e Polonisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka thënë se shteti i saj e sheh Kosovën si plotësisht të aftë që të menaxhojë të ardhmen e saj.

Gjatë fjalimit të saj në Këshillimin e Sigurimit, ajo tha se nuk ka më nevojë që të mbahen kaq shpesh mbledhje të këshillit për raportimin e Kosovës, duke shtuar se ka ardhur koha që të rishikohet qëndrimi i UNMIK-ut në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Ky është fjalimi i saj:

Mendojmë që nuk duhet të ketë shpeshtësi kaq të madhe të mbledhjeve të OKB-së për raportimin e Kosovës. Gjithashtu mendojmë se ka ardhur koha që të rishikohet qëndrimi i UNMIK-ut në Kosovë. Me njohjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ne besojmë se institucionet janë të afta të realizojnë zhvillimet brenda vendit. Kërkohet angazhim i plotë në mënyrë që të bëhen reformat e nevojshme sipas të drejtë ndërkombëtare.

Sa i përket Gjykatës Speciale, duam të lavdojmë deklaratën e Thacit se Gjykata Speaicle nuk mund të revokohet dhe as nuk do të revokohet. Ne këtë e marrim si një shenjë të nivelit më të lartë të rëndësisë së punës së papenguar të kësaj gjykate dhe një rrugëtim të duhur në euroatlantikë.

Shohim përmirësime të qeverisjes së mirë në Kosovë. Përpjekjet duhet të përqendrohen në luftimin e korrupsionit për të siguruar të gjithë qytetarëve jetë të barabartë.

Gjithashtu dënojmë fuqishëm vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviqit, duke shprehur shpresën tonë se organet e Kosovës të ndjekin dhe të hetojnë vrasjen dhe të dërgojnë para drejtësisë kryesit e këtij krimi.

Do përfundoja këtë fjalim timin duke thënë se Polonia e sheh Kosovën si plotësisht të aftë të menaxhojë të ardhmen e saj./Indeksonline/