Polonia nuk kalon, Mbappe e Franca i japin leksion
Franca ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Botës që po zhvillohet në Katar.
Kampionët në fuqi, kanë mposhtur Poloninë me rezultat 3-1 në ndeshjen e fazës së 1/8.
Francezët golin e parë e arritën në minutën e 44-të të ndeshjes me anë të veteranit, Olivier Giroud.
Giroud Goal pic.twitter.com/nYfQ8OeMGG
— Skirk. (@SkirkFTBL) December 4, 2022
Rezultatin e dyfishoi Kylian Mbappe në minutën e 74-të, duke i dhënë më shumë siguri skuadrës së tij.
Mbappe what a goal #FRAPOL pic.twitter.com/PG8VC40pIK
— 23💷 (@MlK3TYSON) December 4, 2022
E pikërisht ylli i PSG-së shënoi edhe një herë një supergol në fund të ndeshjes.
WHAT A GOAL FROM KYLIAN MBAPPE!!!! FRANCE 3-0
— 🇵🇹 (@Asensii20) December 4, 2022
pic.twitter.com/nMyCFnGyeB
Golin e vetëm për Poloninë e shënoi Lewandowski në minutën e nëntë shtesë.
Në çerekfinale, Franca do të takohet me fituesin e ndeshjes Angli – Senegal, që zhvillohet nga ora 20:00. /IndeksOnline/