15:04 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Pompeo me letër falënderuese për Vuçiqin

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i ka dërguar letër presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Pompeo falënderoi kreun e shtetit serb për transportin e qytetarëve amerikan nga Serbia.

Vucic: Serbia needs the US as its friend

“Ndërsa qeveritë në mbarë botën përpiqen të mbrojnë qytetarët e tyre nga pandemia COVID-19, unë dua t’ju shpreh mirënjohjen e thellë juve dhe Qeverisë së Serbisë për ndihmën ndaj qytetarëve të Shteteve të Bashkuara atëherë kur ata patën nevojë”, shkruan Pompeo, raporton Tanjug.