16:35 / E Shtunë, 26 Nëntor 2022 / MSH

Ponte Prizreni-Rahoveci zhvillohet pa praninë e tifozëve

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me vetëm një ndeshje, ku vëmendja do të jetë në palestrën sportive “Sezai Surroi” në Prizren.

Ponte Prizreni do të përballet me klubin e basketbollit Rahoveci, ku ndeshja do të fillojë nga ora 19:00.

Por, përballja e sotme do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Kjo për shkak të incidentit të fundit në ndeshjen mes Ponte Prizrenit dhe Trepçës, që u zhvillua të enjten në prizren.