08:56 / E Shtunë, 26 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Ponte Prizreni sot përballet me Rahovecin

Sot do të zhvillohet një ndeshje në kuadër të xhiros së 12-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Takimi i parë, por shumë i rëndësishëm do të zhvillohet ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Rahovecit.

Prizrenasit kanë pesë fitore e pesë humbje, kurse Vreshtarët dy fitore e nëntë humbje, andaj ky duel është shumë i vlefshëm për të dy skuadrat.

Për shkak të paraqitjeve të prishtinasve në garave ndërkombëtare, Bashkimi-Sigal Prishtina do të zhvillohet më 1 dhjetor.

Ndesha zhvillohet nga ora 19:00.