21:24 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Popi grek: Të çlirojmë “Epirin e Veriut” që të shpëtojmë nga barbarët shqiptarë

Mitropoliti i Konicës, Konstantinos Andreas i bën thirrje shtetit grek të nisë luftën për të cliruar “Epirin e Veriut”.

Mitropoliti Andrea duke marrë shkas nga vrasja e 35-vjeçarit grek Kostandinos Kacifas nga policia shqiptare është shprehur se shqiptarët e urrejnë helenizmin.

“Ne të gjithë mendonim se krimi i fundit i shqiptarëve do të ishte ai i vrasjes së katër të rinjve nga Aliko, më 12 dhjetor të 1990. Por, shpejt instikti nxorri në pah terrorizmin e ri shqiptar dhe krimin kundër grekëve në Veri. Kështu në gusht të 2010 u vra Aristoteli Goumas nga Himara, vetëm se fliste greqisht. Dhe tani në 28 tetor 2018 vritet Kostandin (trimi) Kacifas, nga Bularati i Gjirokastrës, sepse ngriti flamurin grek të madh në varrezat e ushtarëve heronj grekë. Tani shqiptarët vazhdimisht pretendojnë njëmijë justifikime për të mbuluar krimet e tyre.

Në mënyrë që të ndalojnë fatkeqësitë në Epirin e Veriut nga shqiptarët e paskrupullt, duke iu drejtuar të gjithë grekëve i bëj thirrje që të kuptojnë, se zgjidhja e vetme për të shpëtuar grekët nga vendi barbar fqinj është vetëm një: B Bashkimi i Epirit të Veriut me Greqinë.”, thuhet në letrën e mitropolitit.