75 Mall Live Search
18:46 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Por, Messi është “Baba”

Kur jemi një ditë para finales së Ligës së Kampionëve, ka lindur një dilemë e re që mbanë vulen e dy protagonistëve finalist, Salah e Ronaldo. Fituesi mes Liverpool e Real Madridi do ta bëj superfavorit njërin nga dy liderët e skuadrave në garën për Topin e Artë.

Por, pavarësisht kësaj, Messi mbetet “baba”.

Mjafton të shikosh statistikat e këtij edicioni për të parë se Leo ishte e pafat që nuk e kishte skuadrën e fuqishme, ani pse pati një edicion të jashtëzakonshëm personal.

Messi është golashënuesi më i mirë në Evropë, Messi është asistuesi më i mirë në Evropë, Messi është futbollisti me më së shumti raste të krijuara, Messi është dribluesi më i mirë në futbollin evropian. Çfarë të thuhet më shumë për këtë futbollist!?/Indeksonline/