20:10 / E Premte, 27 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Porosia e eurodeputetëve: Nëse nuk e pranon marrëveshjen me Kosovën, Serbia do të jetë Irani e Evropës

Delegacioni i Parlamentit Evropian për dialog ndërpartiak, që po qëndrojnë në Serbi, u kanë thënë kolegëve të tyre në Parlamentin serb se çfarë mund të ndodhë nëse Serbia nuk është konstruktive në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse me Kosovën.“Nëse marrëveshja nuk pranohet, Serbia nuk do të jetë ishull, por Irani në Evropë”, transmeton “N1”, duke cituar fjalët e një deputeti të Parlamentit Evropian.

Sipas tyre, eurodeputetët thonë se presidentit të Serbisë në takimin me pesëshen ndërkombëtare më 20 janar i është thënë se hyrja e Serbisë në BE mund të arrihet në vitin 2030 dhe se kjo paketë duhet të zbatohet për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.Delegacioni i Parlamentit Evropian për dialog ndërpartiak, i udhëhequr nga Vladimir Bilcik dhe Matjaz Nemec, po qëndron për vizitë në Serbi.

Gjatë paradites kanë biseduar me deputetë në Kuvendin e Serbisë.