11:20 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Porosia e fundit e Delawies para seancës: Votojeni demarkacionin

Ambasadori amerikan Greg Delawie në Kuvendin e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të votojnë pro demarkacionit, transmeton Indeksonline.

Ai ka deklaruar se ata deputetë që japing votë kundër, ata u mohojnë lëvizjen e lirë qytetarëve të tyre.

“Është një marrëveshje e drejtë. Dueht të them se ata që votojnë kundër, është votë kundër daljes së qytetarëve kosovarë në Evropë. Unë ju bëj thirrje deputetëve ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Është marrëveshje e saktë. I nxisë politikanët që të bëjnë kompromis për ta arritur votën pro lidhur me këtë, sepse duhet ta mbajnë në mend se cili është qëllimi i kësaj marrëveshje e që ka të bëjë me lirinë e qytetarëve kosovarë”, ka thënë Delawie, përcjellë Indeksonline.