16:18 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

“Gruevski kaloi nëpër Shqipëri, ky ishte automjeti që e dërgoi në Mal të Zi”

Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka dalë nga dogana e Hanit të Hotit për t’iu drejtuar më pas Hungarisë ku ka kërkuar azil politik.

Mësohet se ish shefi i qeverisë së Maqedonisë ka përdorur automjete që i përkasin ambasadës hungareze në Tiranë për t’u larguar.

Referuar sistemit TIMS, “TemA” konfirmon se:

“N. Gruevski, në datën 11.11.2018 ora 19:11, ka dalë nga Hani i Hotit me automjetin CD1013A.

Automjeti i perket ambasadës Hungareze në Tiranë”, shkruan “TemA”.

Nikolla Gruevski u dënua nga Gjykata për keqpërdorim të detyrës zyrtare me vendim të plotfuqishëm me dy vjet burg.

Përveç kësaj, Gruevski gjykohet për katër akuza të tjera penale.