23:33 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Portet italiane mbyllin dyert për mysafirët

Drejtuesit e ishujve në Itali kanë vendosur të mbyllin portet për ata që vijnë nga zonat e prekura nga virusi si  Venecia dhe Lombardia.

Kjo masë ekstreme është marrë si kundërpërgjigje për të parandaluar përhapjen e virusit të tmerrshëm.

Por portet do të jenë të mbyllura edhe për turistët kinezë, të cilët duan të vijnë në ishujt italianë.

Dokumenti, i zbardhur nga mediat italiane, tregon panikun që ka kapur Italinë pas përhapjes së koronavirusit në disa rajone të këtij vendi.

Deri më tani ka rreth 140 të prekur dhe 3 persona kanë humbur jetën nga kronavirusi.