Yjet e Norvegjisë bëjnë “Viking row” në Oslo, priten si heronjë nga tifozët
Kombëtarja e Norvegjisë bëri histori në Botërorin 2026.
Jo vetëm që ishte ecuria më e mirë ndonjëherë që nga pranimi në FIFA, ku arritën çerek-finalen ata u bënë edhe viral shkaku i lëvizjes së famshme “Viking Row”, e cila pushtoi këtë kampionat.
Gjatë ditës së sotme ata mbërritën në Oslo, ata e bënë këtë gjë së bashku me tifozët që dolën për të pritur heronjtë e tyre.
Kampionati përfundoi për Norvegjinë me humbjen 1-2 ndaj Anglisë në Miami, mirëpo do të mbahet mend si gjenerata e artë e Norvegjisë ku morën edhe një fitore të madhe ndaj Brazilit./IndeksOnline/

