75 Mall Live Search
22:06 / E Hënë, 13 Korrik 2026 / L A

Arrihet marrëveshja, Trossard drejt Besiktasit

Leandro Trossard do të bëjë hapin e radhës në karrierë.

Belgu, ka vendosur të transferohet në Turqi te skuadra e Besiktasit, ku shihet si një nga përforcimet e gjigantit turk për sezonin e ri.

Besiktas, pagoi rreth 20 milionë euro për Trossard teksa nesër do të udhëtojë drejt Stambollit për të kryer vizitat mjekësore.

Te gjiganti turk ai do të luajë krah yllit të Kosovës, Milot Rashicës.

Trossard, kaloi 2 vite e gjysmë te Arsenali ku arriti sukses duke e fituar Premierligën si dhe finalen e madhe të Ligës së Kampionëve./IndeksOnline/