23:41 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

Porto përmbys Romën pas 120 minutave

Porto është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi ka mposhtur Romën me rezultat 3-1.

Skuadra italiane ishte në epërsi pasi në “Olimpico” kishte fituar me rezultat 2-1.

Porto kaluan të parët në epërsi me golin e Soares në minutën e 26-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e barazoi Daniele De Rossi nga penalltia në minutën e 37-të.

Në minutën e 52-të Marega shënoi golin e dytë për vendasit dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdime.

Një penallti të aprovuar nga VAR në minutën e 117-të e realizoi në gol Telles.

Porto bëhet skuadra e dytë sonte pas Manchesterit që fiton me përmbysje. /IndeksOnline/