13:51 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Portreti i ​Adem Jasharit nëpërmjet 200 mijë plumbave (Video)

Për nder të 20-vjetorit të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Prezak do të vendoset një muzaik i vecantë, është ky portreti i Ademit, i punuar me rreth 200 mijë gëzhoja fishekësh. E ideatori me këtë vepër synon të thejë rekordin e Guinness-it.

Tash e sa vite, 27-vjeçari nga fshati Nekovc i komunës së Drenasit, Besart Gashi, merret me një art të veçantë, ku përdorë teknika të ndryshme në formimin e portreteve e figurave artistike.

Fillimisht, artisti në fjalë, ka bërë punime nga druri, më të cilat është i njohur deri tani, por vitin e kaluar ka ndërtuar një mozaik mjaft të veçantë, me materialin e rrallë, gëzhojat e plumbave.

Ashtu sikur punimet e tjera, mozaiku i tij ka përmbajtje nacionale, zakonisht ka gdhendur e skalitur, fytyrat e heronjve kosovarë, për ta vazhduar traditën e tij me figurën e Adem Jasharit, komandantit legjendar, të cilin vitin e kaluar e krijoi me anë të  5 mijë gëzhojave, për ta shumëfishuar atë sivjet me 200 mijë gëzhoja plumbash.

Besarti me këtë krijim synon që të njihet edhe jashtë Kosovës, e synimi i tij shkon deri tek libri i famshëm Guinness, në të cilin pritet që ky i fundit të thyejë rekordin me mozaikun që e ka formatin 5×5, ose 25 metra katror.

Ai  ka shpalosur edhe detaje tjera lidhur me këtë projekt, ku ka treguar se i janë nevojitur gjithsej 20 ditë pune, për ta realizuar projektin që vet e ideoi, por, puna e tij ishte në bashkëpunim me familjarë dhe miq, të cilët në mënyrë vullnetare kanë shprehur gatishmërinë t’i ndihmojnë.

Gashi tregon edhe vendin se ku do të vendoset ky mozaik i veçantë.

Artisti kosovar akoma nuk ka vendosur se ku do transferohet mozaiku i tij pas datës 7 mars, pasi fillimisht pretendon ta realizojë qëllimin e tij, që të jetë në listën e librit Guinness.

Ai krejt në fund, nuk harroi t’i falënderojë edhe ata që e ndihmuan qoftë materialisht, e qoftë moralisht. Ndër  sponsorët e tij ishin familja e Heroit të Kombit Xheladin Gashit, poligoni “Lenti” dhe ai  “Katana”, Bau Market, Reckos, firma “100% Design”, si dhe Policinë e Kosovës, bashkë me FSK-në.

Gashi, artin e tij po e promovon me ndihma të vogla materiale dhe pret përkrahje nga ana e institucioneve të vendit, që t’i mundësohet “jeta e një arti të tillë”, në Kosovë.