15:30 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / AR

Portreti i parë i William dhe Catherine pikturohet për përvjetorin e martesës

Princi William dhe gruaja e tij, Catherine, kanë pozuar për herë të parë për një portret zyrtar.

Portreti është bërë për përvjetorin e dhjetë të martesës së tyre, transmeton Indeksonline.

Piktura ka për qëllim të festojë lidhjet e çiftit me qarkun britanik të Cambridgeshire.

Për këtë pikturë, Catherine kishte të veshur një fustan jeshil që e kishte veshur me parë në një vizitë në Iralndë, me nja karficë zbukurime të Mbretëreshës Elizabeth ll dhe një palë vathë që i përkisnin Princeshës Diana.

Ndërsa, William, kishte veshur një kostum me kravatë blu./Indeksonline/