75 Mall Live Search
22:51 / E Enjte, 21 Mars 2024 / Gj. Sh

Portugalia shënon fitore bindëse ndaj Suedisë në miqësoren e ‘luksit’

Portugalia sot ka luajtur një miqësore luksi me kobëtaren e Suedisë.

Të zgjedhurit e Roberto Martinez kanë shënuar fitore bindëse, me rezultat 5-2, shkruan IndeksOnline.

Rafael Leao hapi serinë e golave në minutën 24-të.

Nëntë minuta më vonë, Matheus Nunes dyfishoi epërsinë, ndërsa Bruno Fernandez shënoi golin e tretë për Portugalinë në minutën e 45-të.

Për 4-0 u përkujdes Bruma, në minutën e 57-të, derisa në aksionin e radhës, Suedia ngushtoi rezultatin me golin e Viktor Gykeres.

Tre minuta më vonë Portugalia shënoi edhe golin e pestë me anë të Goncalo Ramos.

Gastaf Nilsson shënoi golin e fundit të ndeshjes në minutën e 90-të, gol i cili vulosi rezultatin përfundimtar, Portugalia 5-2 Suedia./IndeksOnline/