13:17 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Postimi i PSG ‘trazon’ gjithçka në lidhje me të ardhmen e Messit

PSG ditën e sotme ka prezantuar fanellat e reja për sezonin e ardhshëm.

Ajo çka bie në sy është se, PSG ka përfshirë edhe Messin në imazhin e tyre zyrtar.

Shumë spekulime ka në këtë drejtim, pasi që Lionel Messi pritet që sezonin e ardhshëm të kthehet sërish në Barcelonë. Nëse këto spekulime janë të vërteta atëherë ndeshja e të shtunës do të jetë ndeshja e fundit për Messin me fanellën e Parisit. /IndeksOnline/