14:44 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Postimi prekës i Çun Lajçit për ditëlindjen e vajzës së ndjerë: Pusho me engjëj lum baba! (Foto)

Aktori i njohur, Çun Lajçi para pak kohësh përjetoj makthin më të madh që mundet të përjetoj një prind. Ai humbi të bijën e tij të vetme, Bublinën e cila u gjend e vdekur në një ndërtesë në lagjen “Dardania”

Sot Bubulina po të ishte gjallë do të festonte ditëlindjen e 34-të, dhe një datë e tillë nuk ka pasur se si ti ikë të atit të saj, Çunit. Ky i fundit përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka shprehur dhimbjen e madhe që po ndjen për të bijën.

Më poshtë mund të lexoni fjalët prekëse të tij…

Pusho me engjuj lum baba

Sa i marr e i pa shpirt ky dreq facebooku, që t’përkujton çdo ditë përvjetore e data
Po Bubë, i pamëshirshem qenka. 
E hapa sot heret ket dreq,mbasi e ktheva Ninon nga livadhi, dhe sapo m’erdh kafja ne Pasarelën e platosë, ku shpesh rri e flas me kujtimet e mia.
Po ta përkujtoj m’thot,se Bubulina sot e ka ditëlindjen, i mbush 34 pranvera!
Heshta me filxhanin e kafës n’buzë. 
Lotet se pyeten burrninë time, as qendresën, ato pikuan n’filxhan dhe s’di a piva lot a kafe, por e di se erdhi qeni i mahalles e m’përkëdheli, ai kuqaloshi që sot nji vit të rrinte të kamtë, këtu në kafen Omel përball.
Kuj ti shkruej thashë e ke ta uroj kur gjithçka që kisha iken bashkë me ty. Në xhepin tim mbetën shumë kujtime, pak andrra e fotot me çertifikatën e vdekjes.
S’bleva tortë, as ata qirijtë me ato dy shkronjat 3 dhe 4. Mami i djegi cigaret n’heshtje tue pi kafe, e Learti ishte tretë n’andrra. Vetëm Nino i kishte zgurdullua sytë e vegjël e priste ti ipja pak hallve që mami e pjeku për shpirtin tand mbramë.
Unë shkrova poezi për ty, n’vend t’urimit, dhe e postova bashkë me nji fotografi nga Haburgu i viteve t’randa, ku ti e qeshur rri mes çikave të kangëtarit trupvogël Luan Hajra.
Hej Bubë
Kur e postova poezinë, ky facebook i marrë m’tha: 
Shenoje emnin mbi fotografi.
Unë vetem qava e shkrova:
Pusho me engjuj lum baba!

/Indeksonline/Image may contain: 1 person

Image may contain: 3 people, beard and outdoorImage may contain: 3 people, people smiling, sky, beard, outdoor and close-up

Temat: