11:00 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Postoi foto me armë në Facebook, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Bukosh në Vushtrri, i cili kishte postuar një foto me armë në Facebook.

“I dyshuari mashkull K/Shqiptar në rrjetin social facebook kishte postuar foto me pistoletë. Njësia policore nga i dyshuari ka konfiskuar pistoletën. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/