10:19 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Postojnë foto me armë në Facebook, Policia ndalon dy persona në Rahovec

Policia e Kosovës ka ndaluar dy të dyshuar në Rahovec pasi të njëjtit në facebook kanë postuar foto me armë.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar një pushkë gjuetie e kalibrit 12 mm dhe një karabinë e kalibrit 7.62 mm.

 Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/