11:15 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Pothuajse ngrihen vetëm për të krijuar fotografitë më të mira të fejesës!

Një çift ka zgjedhur që fotografitë e tyre të fejesës të mos i bëjnë duke hëngër akullore por as duke ngrënë ushqim në McDonald’s.

Ata vendosën që të shkonin në ‘Bald Falls’ në temperatura të ftohta, me një pamje spektakolare në mënyrë që të arrinin të krijonin një album fantastik të fotografive, transmeton Indeksonline.

Por pavarësisht kësaj sipas hulumtimeve, Josh Morris dhe Morgan Daye nuk kanë arritur të mahnitnin njerëzit me këtë zgjedhje.

Çifti në fjalë ka planifikuar të martohet në muajin maj, dhe ndoshta mund të vendosin të martohen në mes të detit apo diçka të ngjashme, pak më jashtë normales./Indeksonline/