75 Mall Live Search
18:26 / E Mërkurë, 05 Prill 2023 / Gj. Sh

Potter nuk humb kohë, pranë klubit tjetër nga Premierliga

Pas shkarkimit nga Chelsea, Graham Potter është në kërkim të një tjetër skuadre për sezonin e ri.

Sipas raportimeve të medieve britanike, ish-trajneri i “Bluve të Londrës”, mund të zërë vendin e David Moyes, si trajner i West Ham.

Potter la skuadrën e Brighton për Chelsea-n, megjithatë eksperienca e tij te “blutë” nuk zgjati shumë, pasi rezultatet negative bënë që klubi ta largonte.