11:26 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / Gjelbrim

Praktikanti i Google zbulon pagën marramendëse që merr

Një praktikant gjerman i Google raporton për punën e tij të përditshme në Cyrih. Në një video që më pas është fshirë, ai ka bërë të ditur se ka marrë një pagë mujore prej 9000 frangash duke qenë vetëm praktikant në Google.

Vu Ngo, kinezi me pasaportë gjermane ka bërë të ditura edhe kushtet e tjera të punës në Google. Ai ka bërë të ditur se zgjohet vonë dhe punon deri në orën 09:00 të mëngjesit.

Google i ofron ushqim falas në shtatë restorante të ndryshme në kampusin e saj.Të premten, përveç darkës së zakonshme të mbrëmjes, nga ora pesë ka edhe mish dhe verë, të gjitha falas.

Ai studion shkenca kompjuterike në RWTH në Aachen./Indeksonline/