09:33 / E Enjte, 20 Maj 2021 / k.v

Pranga një të mituri në Poklek të Ri, e kanosi me thikë viktimën

Policia ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar në Poklek të Ri të Drenasit pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte kanosur me një thikë viktimën mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit (i mitur) i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, është hapur rasti i veprës penale “kanosje”./IndeksOnline/