14:36 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / Blerim

Prapashtica takohet me Munishin, nisin bisedimet për klubin e ri!

Naser Prapashtica përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar në formë “hajgareje” se janë në bisedime me trajnerin Ismet Munishi.

Munishi është pa punë që prej largimit nga Ballkani. Ai është i hapur për oferta, shkruan IndeksOnline.

Sot gjatë ditës ai është takuar me disa miq të vjetër, ndër ta është edhe ish-portieri kosovar, Naser Prapashtica.

Madje, Prapashtica përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se Munishi është në bisedime.

“Në bisedime me Ismet Munishin për të ardhur trajner në 2 Korriku. Si asistent i trajnerit më të mirë në Kosovë, Labinot Haziri”, ka shkruar Prapashtica./IndeksOnline/