10:54 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Prekazi: “Kam respekt për ekipin ku u rrita, por aty ku e fitoj bukën jap maksimumin”

Mbrojtësi i Feronikelit, Arbër Prekazi vjen nga qyteti i Mitrovicës. 29 vjeçari sot do të ballafaqohet me ekipin ku ka mësuar “ABC-në” e futbollit, Trepçën 89. Në një intervistë për Indeksonline, Prekazi thotë se ka respekt për ta, por në këtë duel do të kërkoj fitoren.

“Luaj kundër ekipit të qytetit tim, ekipit ku i morra hapat e parë. Kam shumë respekt. Megjithatë ne jemi profesionistë. Aty ku punoj dhe e fitoj bukën, gjithmonë jap maksimumin për të fituar çdo trofe të mundshëm, me djersë dhe sakrificë.

Ne jemi të vetëdijshëm që na pret një ndeshje mjaft e vështirë. Gjatë gjithë javës kemi punuar me seriozitet të madh. Ekipin që e ka 89-shi nuk e meriton atë renditje tabelare. Ne jemi të kompletuar dhe si në çdo ndeshje tjetër, edeh sot hyjmë me shumë vetëbesim për të marrë maksimumin dhe për ta ruajtur diferencën me skuadra që po na përcjellin nga mbrapa”

Nga ora 14:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas do të zhvillohet ndeshja e javës së 23-të mes Feronikelit dhe Trepçës 89.