18:24 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

”As mbrojtja e Barçës nuk do të mund ta ndalte këtë aksion” – thotë ylli i Niklit

Humbja e Feronikelit nga Gjilani në fundjavën që lamë pas në Superligën e Kosovës në futboll ishte njëra prej befasive më të mëdha.

Në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan, skuadra vendase mposhti Feronikelin me rezultat minimal, 1-0.

Golin e vetëm dhe të fitores, pra, e shënoi Jefferson Lopez, transmeton IndeksOnline.

Dhe në lidhje me rrjedhën e aksionit te goli i Gjilanit, ka folur edhe mbrojtësi kosovar, Arbër Prekazi.

Image may contain: 3 people, people playing sports and outdoor

Prekazi është i bindur se këtë gol nuk do të mund ta shmangte as mbrojtja e Barcelonës.

“Atë gol nuk do të kishte mundur që ta evitonte as Barcelona, kur e humbën topin në mesfushë”.

”Janë gjëra që ndodhin. Futbollisti i cili gaboi, nuk duhet që të pushkatohet”, tha Prekazi për ”Sport Show”./IndeksOnline/