22:18 / E Shtunë, 18 Korrik 2020 / indeksADMonline

Prekeni hundën se mos po i bini “mësysh” këtij Milani, ja shënon dy gola të shpejta Bolognës

Skuadra e Milan është duke shënuar fitore të lehtë kundër Bolognës, ndeshje në kuadër të javës së 34-të të Series A.

Pas 30 minutave, Milan është duke fituar me rezultat 2:0, transmeton Indeksonline.

Golat i shënuan Saelemaekers në minutën e 10-të dhe Calhanoglu në të 24-tën.

Që nga koha e rifillimit të sezonit, Milan nuk e di se çka është humbja./Indeksonline/