14:41 / E Enjte, 01 Shkurt 2018

Prekëse, nusja përkthen me shenja tekstin e këngës për burrin e saj të shurdhër (Video)

Çdo çift dëshiron që dita e martesës së tyre të mbahet në mend.

Kështu nusja, Elizabeth Shoesmith donte t’i jepte më shumë kuptim dasmës së tyre duke ia transmetuar kështu këngën e dasmës së tyre përmes shenjave të duarve, burrit të tij shurdhër, Scott, 38.

Çifti nga Sydney, lidhi nyjën në një ceremoni martesore intime të shtunën para 45 të ftuarve.

Përderisa ajo qëndronte në anën e kundërt të tij, gruaja 41 vjeçare filloi t’ia përshkruante me shenja këngën Christina Perry “1000 Years”.

Përderisa ajo vazhdonte, dhëndrit filluan t’i dilnin lotët nga emocionet pasi nusja e tij e befasoi me këtë gjest prekës.

“Ai kurrë nuk i ka dëgjuar fjalët e një kënge, kështu që unë desha ta përkthej këtë këngë për të”, tha Shoesmith për DailyMail Australia, transmeton Indeksonline.

“Ka qenë forma më e mirë e komunikimit, dhe e dija që do të ishte shumë e veçantë për të”.