12:54 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Premier League, mendon ta ndihmojë VAR-in me teknologjinë e tenisit

Kampionati anglez i Futbollit ka nisur të aplikojë VAR-in këtë sezon për herë të parë, por ka ndërmend që mos të ngelet me kaq.

Sipas “Daily Mail”-it, Premier League po mendon që teknologjisë t’i shtojë teknologji të re, duke ndihmuar VAR-in edhe me atë që quhet “syri i fajkoit”.

Kjo teknologji, që përdoret shpesh dhe me sukses të plotë në tenis, është parë në futboll për rastet e “golave fantazmë”, për të kuptuar saktë nëse topi e ka kaluar plotësisht apo jo vijën fatale të portës. Por, arbitrat anglezë kanë kërkuar që një teknologji e tillë të ndihmojë për rastet e pozicioneve jashtë loje shumë të dyshimta.

Për këtë, krijuesit e “syrit të fajkoit” kanë zhvilluar një teknologji që do të ndihmojë për të kuptuar në çast nëse lojtari ishte apo jo “offside”, pavarësisht nëse pozicioni është milimetrik.