16:33 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Premierë: Fajt thotë “Bona llaf bona” (Video)

Reperi i talentuar kosovar i njohur si Fajt sapo ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor. Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar kënga u lansua me videoklip në kanalin “Youtube” fiks në orën 16:00 të ditës së sotme, shkruan Indeksonline.

Kënga më e re e reperit mban titullin “Bona llaf bona”, që sjellë atë tejet dinamik si në tekst njësoj edhe përmes pamjeve vizuele për të cilën pjesë është përkujdesur XL films. Ndërsa në videoklip shfaqen edhe një pjesë e shoqërisë së tij, emra të njohur të botës së repit në vendin tonë.

Ndryshe shtatë muaj më parë reperi erdhi me projektin muzikor “Marijuana”, këngë kjo me pamje e ritme verore, e që u pëlqye mjaftë shumë nga fansat e tij./Indeksonline/

Temat: