12:03 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Premierliga bëhet me pushim dimëror

Është arritur akordi, Premierliga është bërë me pushim dimëror.

Vetëm futbolli anglez në top-5 ligat europiane nuk pushon farë në festat e fundvitit, transmeton IndeksOnline.

Madje shumë futbollistë të njohur janë larguar nga Anglia për shkak të kësaj. Vlen të përmendet se për shkak të mos pushimeve, ish-kapiteni i Sunderlandit Lorik Cana është larguar nga Anglia për në Turqi vite më parë.

Por, nga sezoni 2019/2020 – Premierliga do të ketë pushim dimëror. Sipas FA-së, pushimi do të jetë gjatë muajit shkurt./IndeksOnline/