19:22 / E Diele, 10 Prill 2022 / C E

Premierliga në “flakë”, gara për titull vazhdon deri në fund

Ka përfunduar pa fitues derbi i Premierligës.

Manchester City dhe Liverpool kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen e javës së 32-të të kampionatit anglez.

Manchester City kaloi e para në epërsi me golin ë shënuar nga Kevin De Bruyne në minutën e pestë.

Rezultatin e barazoi Diego Jota në minutën e 13-të të ndeshjes.

Manchester City riktheu rezultatin në minutën e 36-të me golin e shënuar nga Gabriel Jesus.

Rezultatin për herë të dytë  e barazoi Sadio Mane në minutën e 46-të.

Manchester City është në krye të tabelës me 74 pikë, një më shumë se Liverpooli. /IndeksOnline/