06:25 / E Mërkurë, 18 Tetor 2017 / indeksADMonline

Presidenti bëhet ‘pjesë’ e fushatës

Presidenti Hashim Thaçi para tri ditësh ka takuar kandidatin për kryetar të komunës së Klinës nga ish-subjekti të cilin e kishte drejtuar para se të vinte në krye të shtetit, PDK-ja.

Përfaqësuesit e opozitës kanë reaguar lidhur me këtë çështje, duke konsideruar se një gjë e tillë është krejtësisht antikushtetuese.

Ndërsa analistët politikë thonë se Thaçi po sillet si president partiak e jo si president i të gjithë qytetarëve.

Përkundrazi, sipas tyre, ai po përkrah kandidatët e ish-partisë që drejtonte dikur e që, siç shprehen ata, i pari i shtetit më shumë po sillet si president partiak sesa si president i të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ndonëse sipas Kushtetutës duhet ta përfaqësojë unitetin e popullit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pak para zgjedhjeve të 22 tetorit po vazhdon të takohet me kandidatë të caktuar për kryetarë komunash./zeri