12:04 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Presidenti dekoron edhe ish-Kryeministrin e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar me dekorata për personazhet që i kanë kontribuar shtetit të Kosovës.

Këtë herë ai dekoroi ish kryeministrin Bajram Hasani, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Bajrami përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se brezi i tij ka qenë i motivuar pakufishëm për lirinë e vendit.

Ky është postimi i plotë:

Sot pata nderin te marr nga Presidenti i Republikes, z. Hashim Thaçi, Medaljen Presidenciale ne 10-vjetorin e Pavaresise se Kosoves.

Brezi im ka qene i motivuar pakufishem per lirine e Kosoves.

Kjo Medalje me teper se per mua dhe vetjet e gjithe atyre qe kane kontribuar per lirine e Kosoves, eshte motivim edhe per brezin e ri qe ta shpjere perpara Kosoven.

Kjo eshte nje deshmi qe shqiptari i kenaqet suksesit te shqiptarit, ashtu si po i gezohemi sot suksesit te cdo shqiptari.