17:48 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Presidenti i Bayern Munich kritikon ashpër Man Unitedin dhe PSG-n – dhe është befasi

Presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge i ka kritikuar dy gjigantët evropian për shumën e shpenzuar për përforcime në këtë afat kalimtar.

Në dy vitet e kaluara, shuma rekorde e transferimeve është thyer dy herë, me Man Unitedi që pagoi për Paul Pogban 105 milionë euro në vitin 2016.

Ndërsa, sezonin e kaluar, Neymar theu rekordin e Pogbas duke u larguar nga Barça drejt PSG-s për 222 milionë euro.Presidenti i Bayernit tani ka gjetur kohë që ta fajësojë Manchester Cityn dhe PSG-n për inflacionin në tregun e transferimeve.

”Guardiola tha se ata planifikonin që blenin disa lojtarë, por vendosën ndaj kësaj sepse nuk donin të ishin pjesë e fajit”, tha Rummenigge për Merkur.

”Isha paksa i befasuar ta dëgjoja këtë në fillim, por më pas mendova se kjo do të ishte mrekulli nëse do të ishte e vërtetë para se afati kalimtar anglez të mbyllet”.

”City, PSG gjithnjë kanë qenë inflatorë global. Jo vetëm Real Madridi që ka shpenzuar pak në vitet e fundit, e cila është dëshmi se ju nuk keni nevojë të bëni marrëzi për të triumfuar në Champions League”./IndeksOnline/