75 Mall Live Search
19:02 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Presidenti i Dritës flet pas dorëheqjes së Bekim Isufit

Bekim Isufi ka befasuar me vendimin e tij, ku pas humbjes nga Llapi ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit ët Dritës.

Këtë vendim Isufi e mori disa muaj pasi u shpall kampion i Superligës dhe fitoi Superkupën e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Presidenti i klubit nga Gjilani ka falendëruar Isufin për kontributin e dhënë në skuadër.

“Faleminderit trajner! Dua që përmes këtij shkrimi të falënderoj trajnerin Bekim Isufi për kontributin e jashtëzakonshëm që dha për klubin dhe qytetin tonë gjatë gjithë kësaj kohe. Emri juaj do të jetë pjesë e pandashme e historisë së klubit DRITA. Jam shumë krenar që bashkëpunuam. Të uroj shëndet dhe suksese!”, ka shkruar Murseli.