20:30 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Presidenti i Federatës Botërore të Xhudos vjen me urim special për suksesin Majlinda Kelmendit

Majlinda Kelmendi sot është kurorëzuar me medalje të artë në Abu Dhabi pasi mposhti pas 10 minutash në xhudo italianen Odette Giuffrida.

Presidenti i Federatës Botërore të Xhudos, Marius Vizer, ka uruar xhudistën kosovare për këtë sukses.

“Dua të shpreh urimin tim special për kampionen olimpike Majlinda Kelmendin, trajnerin Driton Kuka, presidentin e FXHK-së, Agron Kuka si dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, për fitimin e medaljes së artë në Abu Dhabi” shkruan Vizer në Twitter.

Kujtojmë që Vizer ka qenë përkrahës i madh i Federatës së Xhudos në vazhdimësi. /Indeksonline/