10:25 / E Shtunë, 08 Maj 2021 / Blerim

Presidenti i FIFA-s kërkon dialog me klubet e Superligës Evropiane

UEFA me shumë gjasë pritet që vitin e ardhshëm të përjashtojë nga Liga e Kampionëve skuadrat themeluese të Superligës Evropiane, Juventusin, Barcelonën dhe Real Madridin.

Por, ndonëse kjo mund të ndodh, presidenti i FIFA-s, Infantino thotë se do të ftojë klubet për dialog, por që nuk do të heq dënimin me gjobë ndaj tyre, shkruan IndeksOnline

“Unë kam qenë shumë i qartë në atë që është them unë dhe se cili është pozicioni i FIFA-s në lidhje me këtë çështje,” i tha Infantino gazetës spanjolle ‘Diario AS’.

“Ne qëndrojmë pranë UEFA-s për të refuzuar Superligën. Ne jemi kundër saj dhe do të jemi gjithmonë kundër çdo konkursi që nuk është pjesë e strukturave ndërkombëtare të futbollit dhe që kërcënon unitetin dhe solidaritetin që duhet të ekzistojë gjithmonë në piramidën e futbollit, e cila lidh nivelin bazë dhe amator me atë lartë.

“Duke thënë këtë, është gjithashtu detyra ime të avokoj që të gjitha palët duhet të hyjnë në një dialog të thellë dhe me shpresë konstruktive në kërkim të zgjidhjeve pozitive. Detyra jonë si organ qeverisës botëror është të kemi dyert tona të hapura për të gjithë.

“Më lejoni të jem shumë i qartë për këtë. FIFA dhe unë personalisht mbështesim UEFA-në dhe presidentin e saj kundër Superligës. Mendoj se duhet të mendojmë me kujdes për hapat e ardhshëm sepse kjo është një çështje komplekse dhe shkon përtej një konkursi të vetëm – bëhet fjalë për të gjithë ekosistemin global të futbollit”, tha Infantino.