15:06 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Presidenti i Gjilanit: Tri pikë dhuratë për “Skifterët”, Ballkani s’mund ta vazhdojë rivalitetin

Nesër zhvillohet ndeshja kryesore e xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës midis dy kryesuesve të tabelës.

Në Suharekë, Ballkani është nikoqir i Gjilanit në atë që pritet të jetë ndeshja më interesante deri tashti.

Presidenti i Gjilanit, Florim Zuka, në një prononcim për Indeksonlinein, ka thënë se në Suharekë udhëtojnë për tri pikë si dhuratë për 20- vjetorin e “Skifterëve”.

Ne kundër Ballkanit do të luajmë vetëm për tri pikë. Do të jetë dhuratë për “Skifterat”. E meritojnë ata djelmosha të mrekullueshëm dhe energjik“, ka thënë numri një i Gjilanit.

Ai ka shtuar se Ballkani nuk do të mund ta vazhdojë rivalitetin për shkak të mospërvojës së lojtarëve.

Besoj se në vijim do të ndryshojnë gjërat. Ballkani nuk do të mund ta mbaj këtë ritëm për shkak se lojtarët janë shumë të ri“, ka thënë ndër të tjerash Florim Zuka.

Gjilani dhe Ballkani kanë nga 31 pikë, por skuadra nga Anamorava është në vendin e parë për shkak të golaverazhit më të mirë. /IndeksOnline/