Presidenti i Institutit Demokratik Kombëtar Amerikan viziton Kosovën
Të premten, më 6 tetor 2017, presidenti i Institutit Demokratik Kombëtar Amerikan (NDI), Keneth Wollack, do të zhvillojë një bashkëbisedim me studentë të Universiteteve të Akredituara në Kosovë, në lidhje me sfidat në ndërtimin e demokracisë.
Wollack do të diskutojë rreth programeve të NDI-së dhe organizatave e institucioneve të tjera ndërkombëtare për zhvillimin dhe avancimin e demokracisë në nivel global, si dhe problemet me të cilat ballafaqohen vendet në tranzicion, në përpjekjet e tyre për të forcuar demokracinë dhe qeverisjen e mirë.
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Wollack do të zhvillojë takime me liderët institucional dhe liderët opozitarë./AktivPress