75 Mall Live Search
23:15 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Presidenti i Juves e thotë atë që e tha Lumir Abdixhiku!

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka shpërthyer me akuza ndaj UEFA-s. Agnelli ka thënë se referët me qëllim po i dëmtojnë skuadrat italiane në Evropë.

“Do të qëndrojmë të qetë, dhe ta analizojmë situatën. Unë shoh një seri vendimesh nga gjyqtarët kundër skuadrave italiane. Faulli i Cuadrados, hilet në Milan-Arsenal dhe këto të sotmet tregojnë se çfarë padrejtësish po na bëhen. UEFA duhet të fus urgjentisht VAR-in në Champions League, përndryshe turpet nuk do ndalen” ka thënë Agnelli.

Kujtojmë se deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas ndeshjes së sotme ndërmjet Realit e Juves ka shkruar se UEFA duhet të instaloi VAR-in në Champions League./Indeksonline/