12:28 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dhurata speciale që presidenti i Juventusit ia dhuroi CR7 tregon se sa i mirë është portugezi

Cristiano Ronaldo vazhdon të përshtatet në Serie A duke treguar se sa i rëndësishëm është ai për Juventusin që prej transferimit të tij në verë.

Para takimit mes Juventusit dhe Cagliarit mbrëmë, ish-ylli i Real Madridit mori një dhuratë të veqantë.

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli i dhuroi pesë herë fituesit të ”Topit të Artë” një fanellë me numrin, ”400” mbrapa, transmeton IndeksOnline.

Dhe kjo i referohet 33-vjeçarit, që u bë lojtari i parë që arrinë në kuotën e 400 golave në top pesë kampionatet evropiane muajin e kaluar.

Gjatë kohës së tij të deritashme te Juventusi, Ronaldo gjithashtu është bërë lojtari i pestë në histori që shënon 400 gola në karrierën e tij ekipore.

Ronaldo ka bërë 11 paraqitje për Juventusin deri më tani, teksa ka shënuar 7 gola./IndeksOnline/