12:19 / E Mërkurë, 15 Qershor 2022 / OSH

Presidenti i KE-së në Kosovë: Është koha për të bërë progres në dialogun me Serbinë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës angazhim për të bërë progres në dialog me Serbinë.

Ai theksoi nevojën për zbatim të marrëveshjeve të kaluara me Serbinë, pasi tha se tani është koha që ku proces të shkojë përpara.

Zyrtari i lartë i BE-së, po ashtu tha se synimi i Kosovës për aplikim për anëtarësim në BE, ndërlidhet me progresin në dialog.