Presidenti i KE-së sot në Kosovë/ Costa do të takohet me krerët shtetërorë, mobilizohet policia
Presidenti i Këshillit të Evropës, António Costa, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Gjatë ditës, ai pritet të realizojë takime me krerët shtetërorë, raporton IndeksOnline.
Në orën 11:00, Costa do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Ndërkaq, me fillim nga ora 11:40, ai do të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Nga ana tjetër, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të angazhojë kapacitetet e nevojshme policore për garantimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe menaxhimin dhe rregullimin e trafikut.
“Për të mundësuar zhvillimin e sigurt të aktiviteteve të parapara gjatë vizitës, Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa të përkohshme të kontrollit dhe rregullimit të trafikut. Këto masa mund të përfshijnë ndërprerje të shkurtra kohore të qarkullimit në segmente të caktuara rrugore, si dhe riorientim të trafikut në rrugë alternative, varësisht nga nevojat operative dhe vlerësimet e sigurisë” deklaroi dje Policia./IndeksOnline/

