12:30 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Presidenti i La Ligës i lumtur për dënimin e Manchester City

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka goditur Manchester City-n pas vendimit të UEFA-s që klubit anglez t’i ndalohet pjesë marrja për dy sezone në Champions Ligë.

Përmes një postimi në twtter, Tebas tha që më në fund UEFA po merr vendime të duhura, pasi që zbatimi i rregullave është thelbësor për të ardhmen e futbollit.

Po ashtu ai tregoi që me vite të tëra kanë bërë thirrje që të ndërmerren veprime kundër Manchester City-t dhe Paris Saint-Germain.

“Më në fund kemi një shembull të mirë veprimi dhe shpresojmë të shohim më shumë. Më mirë vonë se kurrë”, u shpreh presidenti i La Ligës.

Pas vendimit të marrë nga UEFA sipas mediumeve angleze, kjo skuadër mund të rrezikohet që të dënohet edhe në Premier Ligë./Indeksonline/.