75 Mall Live Search
10:01 / E Martë, 09 Qershor 2026 / A

Presidenti i Shqipërisë vjen sot në Kosovë, bëhuni gati për pak kolona në rrugë

Më 09.06.2026, Policia e Kosovës, me rastin e kalimit transit nëpër Kosovë të presidentit të Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, ka ndërmarrë paraprakisht të gjitha veprimet e nevojshme operative duke angazhuar njësitë përkatëse policore, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe rrjedhës së lirë të komunikacionit rrugor përgjatë rrugëve ku lëviz eskorta.

Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes, më 09.06.2026, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në intervale të shkurtra kohore, të disa segmenteve rrugore nga Pikëkalimi kufitar Vërmicë deri në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit dhe anasjelltas, gjatë kthimit më 11.06.2026, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative.

Policia e Kosovës falënderon paraprakisht të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit e trafikut rrugor për mirëkuptim të plotë!