17:40 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Presidenti i Zvicrës viziton Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar se fluturimin e tij nga Seuli në Munih e ka bërë së bashku me presidentin e Zvicrës, Alan Berset dhe kryeministrin e Holandës, Mark Rutte.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Thaçi ka thënë se gjatë këtij fluturimi, presidenti zviceran edhe ka konfirmuar vizitën e tij zyrtare në Kosovë gjatë muajit qershor, transmeton Indeksonline.

“Fluturimin nga Seuli në Munih e bëra së bashku me presidentin e Zvicrës, z.Alain Berset, dhe kryeministrin e Holandës, z. Mark Rutte. Presidenti i Zvicrës, z.Alain Berset, ma konfirmoi vizitën e tij zyrtare në Kosovë gjatë muajit qershor. Kosova është e bekuar që ka miq të tillë anë e mbanë botës. HTH”, ka shkruar Thaci nw ‘Facebook’./Indeksonline/